Galatasaray fiton derbin turk, mposhtë Fenerbahcen e Vedat Muriqit

19:04 | 23 Shkurt 2020
Arbresh Info

Galatasary ka arritur të mposhtë rivalin, Fenerbahce me rezultat 1 – 3, e vlefshme për xhiron e 23-të në Superligën Turke.

Ishte Kruse që në minutën e 21-të i dha epërsinë vendasve, ndërsa në minutën e 40-të Donk barazoi rezultatin, rezultat me të cilin shkuan në pushime, transmeton portali arbresh.info.

Edhe pjesa e dytë ishte shumë interesante derisa u dhanë tre kartonë të kuq, dy për vendasit dhe një për mysafirët.

Se pari trajneri i Fenerbahces u ndëshkua me të kuq sepse hyri në fushë ndërsa në minutën e 79-të Radamel Falcao përmbysi rezultatin pasi shënoi nga 11-metërshi, ndërsa golin e fitores për Galatasaray e shënoi Onyekuru në minutat shtesë të pjesës së dytë (90+7).

Në minutën e 85-të Turuc u ndëshkua me të kuq për sjellje josportive, ndërsa pas një minute Belhanda mori kartonin e dytë të verdhë, andaj u largua nga fusha.

Titullar nga minuta e parë ishte Vedat Muriqi, por nuk ia doli të dërgoj topin në rrjetën kundërshtare.

Pas kësaj fitore Galatasaray ngritët në pozitën e dytë me 45 pikë, ndërsa Fenerbahce mbetet në pozitën e gjashtë me 38 pikë./arbresh.info.

https://twitter.com/golaloo3211/status/1231640144568037376

https://twitter.com/emirbereket/status/1231625548306276352

https://twitter.com/1905Portal/status/1231622548544278529

https://twitter.com/1905Portal/status/1231638545061883909

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme