Gabriel Jesus kalon numrin e golave të legjendës braziliane në “Champions League”

09:33 | 25 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Në një nga ndeshjet mbresëlënëse të Ligës së Kampionëve mbrëmë kundër Paris Saint-Germain në “Etihad Stadium”.

Ndërsa të përzjedhurit e Pep Guardiolës kanë drejtuar “shfaqjen”, atyre u është dashur të vijnë nga prapa pasi Kylian Mbappe shënoi golin e parë të ndeshjes.

Raheem Sterling gjeti golin e barazimit përpara se Gabriel Jesus ta kalonte skuadrën e tij në epërsi prej 2-1, duke shënuar golin e tij të 19-të në Ligën e Kampionëve.

Me këtë gol, ai ka kaluar edhe legjendën braziliane, Ronaldinho i cili ka një më pak.

Për më tepër, Jesus është tani golashënuesi i tretë më i mirë i të gjitha kohërave për Manchester Cityn në këtë kompeticion./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme