Bayern Munichut raportohet se i është ofruar mundësi për të nënshkruar gjatë verës me sulmuesin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus.
Gjiganti gjerman, i cili regjistroi fitore tronditëse 7 me 2 ndaj Tottenham Hotspurit në Ligë të Kampionëve mbrëmjen e së martës, është përfolur shumë për transferimin e talentit Leroy Sane gjatë merkatos së fundit të transferimeve, transmeton portali arbresh.info.
Një lëndim serioz në gju shoi shanset e Bayernit për të nënshkruar me reprezentuesin gjerman, por bazuar në një raport nga Bild, kampionit të Bundesligas i ishte dhënë mundësia për të nënshkruar me Jesusin nga kampioni i Premierë Ligës.
Megjithatë, raporti pretendon se Bayerni refuzoi nënshkrimin me reprezentuesin brazilian për shkak se ata ishin të vendosur për të siguruar shërbimet e Sanes nga skuadra e Pep Guardiolas.
23-vjeçari besohet se është duke bërë një progres të mirë nga rikuperimi i operacionit në gju ndërkohë që raportet e fundit pretendojnë se ai mund të kthehet në fushë në fazat e fundit të 2020-ës.
Në mungesë të Sanes, Jesus ka shënuar katër herë brenda shtatë paraqitjeve për “Qytetarët” këtë sezon./arbresh.info/
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...