Real Madridi ka dyfishuar epërsinë në ndeshjen si nikoqir ndaj Deportivo Alaves.
Skuadra e Zinedine Zidanes ka shënuar për 2 me 0 në ndeshjen në kuadër të xhiros së 24-të në La Liga kundër Deportivbo Alaves, shkruan portali arbresh.info.
Menjëherë pasi filloi pjesa e dytë e takimit në Bernabeu, ‘Los Blancos’ shënuan golin e dytë përmes sulmuesit Gareth Bale.
Uellsiani realizoi për 2 me 0 në minutën e 46′ pas asistimit nga sulmuesi francez Karim Benzema.
Benzema ishte asistues gjithashtu i golit të epërsisë të shënuar nga Cristiano Ronaldo në minutën e 44′ të pjesës së parë./arbresh.info/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...