Transferimi i verës i United, Victor Lindelof ka bërë paraqitjen më të dobët në debutimin e tij të plotë në Premierligë.
Lindelof rrëshiti në zonën e United duke ia dhuruar golin e epërsisë skuadrës së Newcastle, shkruan arbresh.info.
Djajtë e kuq nuk kishin pësuar gol në Old Trafford në pesë ndeshjet e zhvilluara në Old Trafford dhe goli i fundit që De Gea kishte pësuar në shtëpi ishte në prill.
Një fakt i çuditshëm është se që nga një janari i 2016-tës , United nuk ka pësuar gol në Old Trafford nga loja e hapur e që bie 21 orë e 37 minuta.
Por, Lindelof me gabimin e tij në minutën e 14 e ndryshoi këtë fakt.
Për suedezin kjo ishte ndeshja e parë që startoi nga minuta e parë dhe që e përfundoi. Ai la në baltë bashkëlojtarët e tij në momentin kur DeAndre Yedlin depërtoi nga krahu i djathtë për të asistuar për Dwight Gayle, i cili me lehtësi mposhti De Gean.
Mourinho ia dha shansin për të startuar pasi dyshja e zakonshme e mbrojtjes Jones dhe Bailly janë të lënduar.
Lindelof u transferua nga Benfica për 31 milionë funte. /arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?