Gabimi skandaloz i Shkodran Mustafit kundër Bayernit (Video)

15:23 | 16 Shkurt 2017
Arbresh Info

Kur Laurent Koscielny u largua nga “Allianz Arena”, rezultati ishte ende 1 me 1.

Vetëm më pak se tetë minuta më vonë, Arsenali pranoi dy gola dhe shpresat e një rezultati pozitiv kundër Bayern Munichut u shuan gjithashtu, transmeton portali arbresh.info.

Mbi të gjitha, Arsenali humbi me rezultat 5 me 1, gjë që edhe ngrehu në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit Arsene Wenger te gjiganti londinez. Por, a duhet fajësuar edhe Shkodran Mustafi për disfatën në Gjermani?

Lexo më shumë: E çuditshme, Xhaka shkëlqeu në disfatën e thellë ndaj Bayernit

Tifozët e Arsenalit janë të tërbuar me mbrojtësin shqiptar për rolin e tij në golin e tretë nga Bayerni që u shënua përmes Thiago Alcantaras.

Derisa Bayerni ishte duke përgatitur sulmin për golin e tretë, Mustafi ishte plotësisht i tërhequr. Mbrojtësi qendror, i cili supozohej për të ruajtur Thiagon, vendosi në mënyrë të çuditshme për të pasur një bashkëbisedë me Hector Bellerinin kur Bayerni kaloi të gjitha pengesat e tyre deri te porta.

Me një super asistim nga Robert Lewandowski drejt Thiagos, Bayerni thelloi epërsinë në 3 me 1.

Pra, gabimi i Shkodran Mustafit ishte i tmerrshëm./arbresh.info

https://twitter.com/7amkickoff/status/831973229208100866

Të ngjashme