Dështimi i pabesueshëm i superyllit Lionel Messi nga pika e bardhë në ndeshjen kundër Islandës i ka kushtuar Argjentinës.
Skuadra e Jorge Sampaolit ka siguruar vetëm barazim 1 me 1 në takimin e zhvilluar pasditen e sotme (e shtunë) kundër skuadrës së Islandës së vogël, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi Sergio Aguero dërgoi në epërsi kombëtaren e tij duke shënuar për 1 me 0 në minutën e 19′ pas një super goditje nga afërisa që ishte e pandalshme nga portieri Hannes Halldorsson.Megjithatë, Islanda iu përgjigj menjëherë finalistit të Kampionatit Botëror të kaluar duke barazuar shifrat për 1 me 1 vetëm katër minuta më vonë. Sulmuesi qendror Alfred Finnbogason mposhti portierin Willy Caballero.
Superylli Lionel Messi kishte një shans të artë për të shënuar golin e epërsisë, por në formë të papritur portieri 34-vjeçar i Islandës – Halldorsson, i cili me profesion është regjisor filmi, mbrojti goditjen e tij nga pika e bardhë të fituesit të pesëfishtë të Topit të Artë.
Argjentina dhe Islanda kanë tani nga një pikë në Grupin D dhe ndajnë pozitën e parë para ndeshjes së sotme ndërmjet Kroacisë dhe Nigerisë./arbresh.info/
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të