Gabimi fatal i Shkodran Mustafit që i kushtoi me gol Arsenalit

21:57 | 2 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Mbrojtësi gjerman me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, pati një paraqitje për t’u harruar sa më shpejtë.

Mustafi në pesë ndeshjet e fundit të Arsenalit, ishte më i mirë por sonte ai dëshpëroi me paraqitjen e tij, shkruan arbresh.info.

Granit Xhaka e bëri një pasim të thjeshtë në drejtim të Mustafit, e që më pas mbrojtësi ia komplikoi gjërat vetes.

Ai gaboi rëndë në mbrojtje, duke humbur topin pas presionit të Jesse Lingard, gabim pas të cilit sulmuesit e Unitedit e shfrytëzuan në maksimum duke e dërguar topin në rrjetë për rezultatin 0 me 2.

Shkodran Mustafi gaboi rëndë në golin e dytë të United

25 vjeçari gjatë këtij aksioni pësoi një lëndim në duel me Lingard dhe u detyrua të largohet nga ndeshja në minutën e 15-të.

Arsenali e humbi këtë takim me rezultat 1 me 3 dhe kjo ishte ndeshja e parë e topxhinjëve që e humbasin me Mustafin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme