Futbollisti turk nuk vjen, konfirmohet lojtari nga Kosova

11:35 | 22 Gusht 2017
Arbresh.info

Gjatë ditës së djeshme, në media të ndryshme, si dhe në portalet turke ka qarkulluar lajmi se një sulmues, i cili luante në kategorinë e dytë në vendin e tij, do të bëhej pjesë e korçarëve.

Fjala është për Batuhan Karadeniz. Madje, u bë me dije se ky i fundit mund të paguante vetë klauzolën e largimit nga ekipi i tij.

Por, menjëherë sapo përfaqësuesit e medias kanë mbërritur në stadium, Takaj ka kërkuar informacion shtesë rreth këtij njoftimi që, sipas tij, është i rremë dhe më pas ka theksuar se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me këtë çështje.

“Nuk e di, nuk më rezulton të jetë e vërtetë. Nuk e kam idenë se kush është ky lojtar, është hera e parë që e shoh dhe e dëgjoj. Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë lajm, madje çuditem se kush e ka shitur si lajm të vërtetë këtë informacion që nuk ka bazë. Nuk kemi arritur asnjë akord me këtë lojtar dhe madje as kemi kontaktuar ndonjëherë.

Më besoni, është hera e parë që e dëgjoj si lojtar dhe s’e kam idenë se kush është”, theksoi Takaj për sa i përket kësaj çështjeje, ndërsa edhe zv/presidenti Boshku ishte në një gjatësi vale me presidentin Takaj. Nga ana tjetër, i pyetur për çështjen e futbollisti nga Kosova, Suad Sahiti. Takaj zyrtarizoi afrimin e tij.

Sulmuesi turk

“Po kjo është e vërtetë, kemi arritur akordin me Sahitin dhe shumë shpejt do të jetë pjesë e ekipit. Të kalojmë ndeshjen me Dinamon dhe, më pas, do të bëhet edhe prezantimi kur lojtari të vijë në Korçë”, përfundoi Ardjan Takaj.

sahiti

Të ngjashme