Turqia u godit nga një tërmet shkatërrues ditë më parë, me pasojë mijëra të vdekur dhe mijëra ndërtesa të shembura.
E tash është koha për t’ju ndihmuar atyre që shpëtuan dhe që i mbijetuan kësaj fatkeqësie.
Këtë po e bëjnë edhe sportistët nga mbarë bota, e mbi të gjitha ata që luajnë në Turqi.
Njëri prej tyre është edhe Ezgjan Alioski.
Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, me ekipin e tij Fenerbahçe janë solidarizuar dhe i janë bashkuar nismës për t’i ndihmuar pikat e prekura nga tërmeti i tmerrshëm që ndodhi në Turqi.
Futbollistët e klubit nga Stambolli kanë mbledhur gjësende, të cilat janë paketuar dhe më pas u janë dërguar njerëzve në nevojë në këto momente krize.
“Së bashku do t’i shërojmë plagët. Kamionët tanë, të mbështetur nga futbollistët tanë Lincoln Henrique dhe Ezgjan Alioski, janë në rrugë. Grumbullimi i materialeve të ndihmës vazhdon”, ka shkruar Fenerbahçe në rrjetet sociale.
Në mesin e viktimave dhe të atyre që kanë përfunduar nën rrënoja ka edhe sportistë.
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”