Pas këtij fillim sezoni, me skuadrat që kanë kolauduar kontingjentin e tyre, e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” sjell futbollistët që nuk kanë treguar më të mirën e tyre në kampionat.
Në formacionin e të dështuarve bën pjesë edhe vlonjati Ledian Memushaj.
Pas transferimit te ekipi i Beneventos, 30-vjeçari duket se nuk ka gjetur ende formën e sezonit të kaluar, ku ishte nga më të mirët tek ekipi i Peskarës, edhe pse nuk arriti ta mbante ekipin e tij në ligën e parë.
Krahas tij, në këtë formacion me lojtarët më të dobët në 7 javët e para bëjnë pjesë edhe emra të njohur si Dagllas Kosta i Juves, Bertolaçi apo Çerçi.
Edhe në dy ndeshjet e vështira të kombëtares me Spanjën dhe Italinë, Memushaj nuk bëri një paraqitje nga ato të cilat jemi mësuar ta shohim në Europianin 2016 apo edhe më parë.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...