Futbollisti serb i thyen këmbën kundërshtarit në Ligën e Kampionëve

17:30 | 17 Korrik 2019
Arbresh Info

Asgjë tjetër përveç ndërhyrje kriminale, përkufizohet ndërhyrja e një futbollisti serb të Crvena Zvezdës, Marko Gobeljiq të martën në mbrëmje ndaj futbollistit lituanez, Vaidas Slavckas.

Kampionët e Serbisë përballeshin me Suduvën dhe praktikisht gjithçka kishte marrë fund që në javën e kaluar pasi Zvezda kishte fituar me rezultat 3:0.

Të martën në Beograd, Zvezda kryesonte me rezultat 2:0 dhe praktikisht vazhdimi ishte stërvitje, por 26-vjeçari, Marko Gobeljic, mbrojtësi edhe i kombëtares serbe, kreu një ndërhyrje horror në mesfushë, duke i thyer këmbën mbrojtësit kundërshtar. Slavckas 33 vjeç u dërgua me urgjencë në spital dhe do të operohet sot në Beograd, ndërsa karriera e tij duket se ka marr fund tashmë.

“Ajo ndërhyrje ishte e menduar, nuk ishte aksidentale, jemi të tmerruar nga ajo që pamë. Ai lojtarë nuk duhet të luajë më kurrë futboll nuk e meriton fushën”, ka reaguar skuadra mysafire pas ndeshjes.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme