Google ADS

Futbollisti nga Kosova që zgjodhi Shqipërinë së fundmi, rrëfen historinë e tij

17:52 | 29 Tetor 2017
Arbresh.info

Astrit Ajdareviç, mesfushori i avancuar i AEK-ut do të jetë pjesë e Shqipërisë.

I lindur në Suedi, mesfushori së fundmi është kontaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe është i kënaqur për zgjedhjen e bërë. Sa i takon mbiemrit, ai sqaron:

“Ka qenë një kënaqësi. Të gjithë të afërmit i kam të shpërndarë nëpër Europë dhe padyshim që është kënaqësi. Mbiemri? Veç ne e kemi mbiemrin Ajdareviç, pjesa tjetër e ka bërë Hajdari. Ne e kemi mbajtur këtë mbiemër prej futbollit, pasi edhe ai luante”.

Më tej në emisionin “Zona Gol” në Supersport ai ka folur për emocionet e tij dhe shumë gjëra të tjera, ndërkohë që edhe i vëllai do të vishet kuqezi.

“Kombëtarja ka qenë vetë zgjedhja ime. Jam i kënaqur, kam pritur shumë që kjo të ndodhte dhe tashmë u bë realitet. Vendosa sepse kam pritur shumë kohë, jam menduar shumë. Kam menduar me zemër dhe tashmë është bërë realitet. Ishte zgjedhje zemre. Kam folur përpara dy apo tre muajve, më shfaqën interesin. Tashmë e kam vendosur për Shqipërinë. Do të jetë hera e parë që vij, nuk kam qenë asnjëherë në Shqipëri. Shtysa? Kur rritesh diku jashtë, nuk është e lehtë. Jam rritur në Suedi dhe nuk kam pasur shumë kontakte në Shqipëri apo Kosovë. Për çdo vit kam dëgjuar më tepër, jam interesuar më tepër. Jam rritur në Suedi, por jam Shqiptar. Kur isha në Lojërat Olimpike me Suedinë, i thoja të gjithëve që jam shqiptar. Berisha? Nuk kam folur me Etritin, por e njoh shumë mirë, kemi luajtur kundër dhe i kam shënuar disa gola. Vëllai? Alfredi ka qenë me skuadrën Shpresa përpara 4-5 muajve. Kanë luajtur ndeshje në Shqipëri, ndaj Kukësit apo Skënderbeut. Ndoshta vjen edhe ai te Shqipëria në të ardhmen”.

ajdarevic-soccerway

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme