“E ndjejmë ende atë çfarë kanë bërë serbët në Kosovë. Duhet t’ju tregojmë se si jemi gatuar ne shqiptarët”, ka deklaruar Jashanica, që pret ndeshje të qetë dhe pa incidente në Shqipëri.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës që luan për Skënderbeun e Shqipërisë, Bajram Jashanica, ka thënë se ndeshja kundër Partizanit të Beogradit në Europa League do të jetë e veçantë për shkak të saj se çfarë kanë bërë serbët vite më parë në Kosovë.
Ndeshja e parë mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit në kuadër të Europa League zhvillohet të enjten (19 tetor) në Shqipëri, kurse ajo e kthimit me 2 nëntor në Beogradë.
“Kemi edhe ndeshjen me Lushnjen përpara në kampionat dhe pastaj do të mendojmë për Partizanin. E ndjejmë ende atë çfarë kanë bërë serbët në Kosovë. Është mëse normale që të jetë ndeshje e veçantë dhe duhet të tregojmë si jemi gatuar ne shqiptarët”, tha Bajram Jashanica për “Zona Gol” në Supersport.
27 vjeçari foli edhe për të ardhmen drejt një lige Evropiane, duke bërë të ditur se i ka ardhur fundi aventurës me Skënderbeun, pjesë e të cilës është nga viti 2014.
“Besoj që te Skënderbeu jam në momentin më të mirë. Shpresoj të mos pësoj dëmtime deri në fund të dhjetorit dhe që në atë periudhë të arrij një skuadër më të lartë”, tha Jashanica.
“Kemi biseduar me presidentin dhe menaxherin Qorrmemeti. Me 90 për qind do të largohem, por nuk kam çfarë të them më tepër, do ju tregoj më tepër përpara se të iki”, shtoi mbrojtësi i Kosovës.
Skënderbeu gjendet në Grupin B së bashku me Dinamo Kiev, Young Boys dhe Partizanin e Beogradit, me këtë të fundit ndajnë vendin tre dhe katër me nga një pikë të grumbulluar pas dy ndeshjeve në Europa League.
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...