Besim Bajraktari tash e pesë vite i ka thënë futbollit lamtumirë, duke i vënë’ këpucët në gozhdë’, përcjellë Insporti.‘Besi’ gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur për Drenicën duke dhënë kontribut të madh për skuadrën nga qyteti i Skënderajt.
Ai gjithashtu ka kontribuuar për gjatë një viti për një familje në nevojë, duke ia dorëzuar pagën mujore të cilën e fitonte në klub.Bajraktari për këtë veprim të tij u ka treguar vetëm disa shokëve të tij të ngushtë, por jo edhe bashkëlojtarëve të tij në skuadër.Bajraktari pas një kohe të gjatë e ka zbuluar një gjë të tillë pas insistimit të Insportit.
“Në edicionin 2002-03, një familje nga Drenica ishte në kushte të rënda financiare. Vendosa që pagën të cilën e fitoja në klub, t’ua dorëzoi atyre. Pagën time e kam dorëzuar në shtëpi andaj vendosa që ta ndihmojë atë familje”,nis rrëfimin e tij për Insporti, Besim Bajraktari.
Ndryshe, familja e tij tash e 30-vite merren me një biznes familjar në Komunën e Skënderajt.E zbuluan shumë pak njerëzTutje, ‘Besi’ zbulon se shumë pak njerëz e kanë ditur këtë fakt. “Nëse i ndihmon dikujt, nuk është e nevojshme që të bëhet reklamë.
Nuk kam dashur që një gjë të tillë ta dijë askush, e zbuluan vetëm disa shokë të ngushtë”, shtoi Besim Bajraktari.Pas një viti, Bajraktari e ndali ndihmën ndaj familjes në nevojë për faktin se kushtet financiare atyre iu përmirësuan.
“Disa meshkuj të familjes në fjalë gjetën punë dhe i përmirësuan kushtet ndërkohë që më falënderuan dhe më thanë që tashmë jemi më mirë me financa”.Ai dhe familja e tij në vazhdimësi i ndihmojnë njerëzit, por që Bajraktari nuk preferon që ta flas më tutje lidhur me këtë temë.
Kush është Besim Bajraktari?
Besim Bajraktari e ka nisur karrierën te skuadra e Drenicës në moshën 16-vjeçare. Ai deri në moshën 35-vjeçare i qëndroi besnik klubit ‘kuq e zi’.“Jam shumë i lumtur me karrierën time.
Në të gjitha qytetet me respektojnë, ata që përcjellin futboll. Pas përfundimit të karrierës, kishe oferta për tu emëruar ndihmës-trajner në ekip, mirëpo ato i kam refuzuar për faktin se jam shumë i angazhuar me biznes familjar.
Edhe ashtu më ka humbur dëshira”.Kurrë më në futboll, është shndërruar në ‘Shqiponjë të Zezë’
Në pyetjen se a synon që një ditë t’i rikthehet futbollit, kësaj radhe jashtë fushës, Bajraktari ishte i shkurtër.
“Kurrë nuk do të rikthehem pasi që më ka humbur dëshira”.Megjithatë, ai nuk mund të largohet totalisht nga futbolli.
“Më mirë po ndjehem si tifoz.
Vitet e fundit jam shndërruar në Shqiponjë të Zezë (tifozët e Drenicës)”,përfundoi Besim Bajraktari. /Insporti.com/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...