Në një intervistë për mediat vendase, ish futbollisti i famshëm anglez, Gary Lineker ka folur për heqjen e kohës shtesë në fazën eliminatore të garave të futbollit.
Ai përmendi si arsye se vendasit kanë avantazh në ndeshjet e kthimit, të cilat zgjasin 30 minuta shtesë, ndaj dhe propozoi një zgjidhje të thjeshtë.
Legjenda e futbollit anglez beson se është mirë të mos luash fare kohë shtesë, por të kalosh automatikisht në goditje e penalltive.
“Unë kam kërkuar që goli si mysafir të anulohet për vite me radhë dhe kur më në fund erdhi, mora shumë mesazhe nga njerëz që flisnin mirë për të. E vetmja gjë që duhet të zgjidhet, dhe kjo është vetëm për hir të rasteve të barabarta për të dyja skuadrat, është që të mos luhet koha shtesë (vazhdimet 2×15 minuta) nëse rezultati është i barabartë pas dy ndeshjeve. Mendoj se duhet të shkojmë direkt në goditjen e penalltive”.
“Në kohën shtesë, vendasit kanë një avantazh pasi luajnë para tifozëve të tyre, gjë që nuk duhet anashkaluar. Le të marrim për shembull Arsenalin, nëse barazojnë me Bayern Munich në “Allianz Arena”, atëherë bavarezët do të kenë gjysmë orë para tifozëve të tyre për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, gjë që nuk e mendoj si të drejtë dhe të ndershme”.
“Shorti për çerekfinalet është i hapur, që do të thotë se fati i pastër vendos se kush do ta luajë ndeshjen e dytë në shtëpi dhe prandaj jam pro heqjes së kohës shtesë dhe kalimit automatik në goditjet e penalltisë. Të gjithëve u pëlqen të shikojnë goditjet e penalltisë”, ka thënë Lineker.
Gjatë karrierës së tij, Lineker ka luajtur për Leicester, Everton, Barcelona, Tottenham dhe Nagoya, ku e mbylli karrierën e tij.
Për kombëtaren e Anglisë ka luajtur 80 ndeshje dhe ka shënuar 48 gola dhe aktualisht punon si komentator televiziv në televizione të njohura angleze. /Telegrafi/
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima