Thonë se futbolli është një lojë për të rinj, por sulmuesi japonez Kazuyoshi Miura është duke bërë të pamundurën për t’iu shmangur atij miti duke nënshkruar kontratën profesionale në moshën 50 vjeçare.
Miura, i cili mbush 51 vite në muajin shkurt, ka vendosur lapsin në një marrëveshje me klubin japonez të divizionit të dytë Yokohama FC që do e mbajë atë në sezonin e tij të 33-të, transmeton portali arbresh.info.
“Unë gjithmonë do të luaj me zemër dhe do të vazhdoj të zhvillohem (si një lojtar)”, i ka ai thënë lojtari agjencisë së lajmeve ‘Kyodo‘.
Në muajin mars të vitit të kaluar, Miura u bë lojtari më i vjetër profesional në historinë e futbollit kur mbushi 50 vite e 14 ditë pasi shënoi golin e tij të vetëm në një ndeshje për skuadrën J2 League Yokohoma në takimin kundër Thespakustasu Gunmas.
Miura në të kaluarën ka luajtur në Itali te Genao dhe në Kroaci te Dinamo Zagrepi si dhe ka shënuar 55 gola brenda 89 paraqitjeve për skuadrën e tij kombëtare./arbresh.info/
https://twitter.com/FIFAcom/status/951391815642607616
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...