Ish-lojtari i Wolvesit dhe Nottingham Forestit, Rafa Mir, është arrestuar nën dyshimin për sulm seksual, ka konfirmuar klubi i tij aktual Valencia.
Mediumi spanjoll Cadena SER ka raportuar se Mir është arrestuar nga oficerët e Gardës Civile spanjolle mbrëmjen e së hënës nën dyshimet për sulm seksual.
Mir nuk mori pjesë në stërvitje me Valencian të hënën, me raportin që shton se ai ishte transferuar në Gardën Civile të Valencias për të dhënë një deklaratë para gjyqtarëve.
Përmes një njoftimi, Valencia ka thënë se janë në dijeni të arrestimit dhe se do të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë.
Një person nga Garda Civile, në ndërkohë, ka konfirmuar për Reuters se një lojtar i La Ligas është arrestuar në Valencia nën dyshimet për sulm seksual ndaj një gruaje, ndërsa emri i tij nuk ishte bërë i ditur.
Reuters ka tentuar që të kontaktojë me përfaqësuesit e Mir, por nuk ia dolën që ta bëjnë këtë.
27-vjeçari i lindur në Cartagena, e ka nisur karrierën tek Valencia si i ri para se të bënte dy paraqitje në La Liga për ta.
Mir kishte startuar në tri ndeshjet e para në La Liga këtë sezon, duke përfshirë edhe humbjen 2-1 ndaj Barcelonës, para se të futej nga banka në barazimin 1-1 ndaj Villarrealit të shtunën.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...