Futbollisti i Trepçës i bashkohet Slavia Pragas

22:09 | 4 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Elmedin Rama i është bashkuar kubit SK Slavia Praga nga Trepça.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi nga Mitrovica.

“Klubi i futbollit, Trepça krenar me arritjen e marrëveshjes së sulmuesit tonë Elmedin Rama me ekipin e njohur SK Slavia Praga. Elmedinin e falënderojmë për kontributin e dhënë në klubin tonë duke i dëshiruar suksese në aventurën e re”, thuhet në njfotim.


Qendërsulmuesi shënoi 35 gola me skuadrën e Trepçës, e cila luan në ligën e Parë të Kosovës./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme