Skënderbeu, me kualifikimin në grupet e Europa League, pritet që të bëjë disa lëvizje të rëndësishme në merkato, teksa presidenti Takaj dëshiron ta pasurojë grupin me lojtarë cilësorë, që në të ardhmen të shiten jashtë vendit.
Veç forcimit të skuadrës, aspekti financiar gjithashtu është shumë i rëndësishëm dhe deri më tani në Korçë jan ëtë kënaqur, pasi kanë shitur Olajinkën, Berishën dhe Latifin së fundmi.
Për mesfushorin nga Prishtina është gjetur zëvendësuesi, teksa Suad Sahiti pritet të prezantohet nesër shkruan “Sport Ekspres”. Afrime të tjera janë në horizont dhe emrat e tyre janë përmendur shuam kohët e fundit.
Dejvi Bregu, Kristal Abazaj dhe Albi Doka janë objektiva të Skënderbeut, por jo vetëm ata, pasi së fundmi ka pasur shumë fjalë për një ofertë prej 300 mijë eurosh për kartonin e Besart Ibraimit, sulmuesit të Shkëndijës, që do të ishte edhe goditja e verës në merkato.
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin