Google ADS

Futbollisti i ri dardan shënon gol me fanellën e Augsburgut

15:27 | 18 Gusht 2024
D.H

Futbollisti i ri i Kombëtares së Kosovës, Elvis Rexhbecaj ka shënuar gol në ndeshjen e skuadrës së tij Augsburgut ndaj Viktoria Berlinit në kuadër të rrethit të 1/32 së finales të Kupës së Gjermanisë.

Elvisi ka realizuar golin e barazimit në minutën e 33-të, shkruan Arbresh.info.

Teksa Augsburgu ka fituar 4-1, me Rexhebecajn i cili ka luajtur plot 72 minuta.

Ky ishte goli i tij i parë këtë sezon në ndeshjen e parë zyrtare me Augsburgun këtë sezon.

Kujtojmë se Rexhbecaj ka pasur një lëndim në periudhën nga muaji mars që e ka mbajtur jashtë për pjesën e fundit të sezonit të kaluar.

Tani është rikthyer me gol dhe ai pritet të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës në ndeshjet e shtatorit në kuadër të Nations League, pasi tani më zyrtarisht ai i ka thënë ‘PO’, Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme