Google ADS

Futbollisti i Real Madridit paralajmëron diçka paera ndeshjes me Napolin

15:10 | 13 Shkurt 2017
Arbresh.info

Alvaro Morata ka paralajmëruar Real Madridin para ndeshjes me ekipin italian Napoli në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi i Realit e njeh shumë mirë kundërshtarin me të cilin ‘Los Blancos’ do të përballen ne 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Morata sa ka qenë pjesë e Juventusit në Serie A, ka pasur për rival ekipin e Napolit dhe e di shumë mirë forcën që ka skuadra e Maurizio Sarrit, prandaj ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të jenë të kujdesshëm në këto dy ndeshje.

“Napoli po luan shumë mirë edhe këtë sezon. Ata kanë futbollistë të mrekullueshëm si, Callejon, Hamsik apo Insigne që dinë të jenë të rrezikshëm”, ka theksuar Morata. “Në këto ndeshje mundësitë janë të barabarta për secilin ekip dhe duhet që të dimë sesi t’u vihemi përballë”.

Reali do të jetë nikoqir i Napolit në ndeshjen e parë që zhvillohet të mërkurën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme