Futbollisti Josh Cavallo i Adelaide United, është shfaqur si homoseksual, duke u bërë kështu edhe futbollisti i parë mashkull në botë që pranon diçka të tillë.
21-vjeçari shkroi në rrjetet sociale se ishte “gati të fliste për diçka personale për të cilën më në fund ndihet rehat për ta thënë publikisht”.
“Unë jam futbollist dhe jam homoseksual”, tha mesfushori në një video shoqëruese.
Gjithçka që dua të bëj është të luaj futboll dhe të trajtohem në mënyrë të barabartë”.
Josh tha se ishte i lodhur duke u përpjekur të jetonte një jetë të dyfishtë.
“Ka qenë një udhëtim i vështirë për të arritur në këtë pikë të jetës sime, por nuk mund të isha më i lumtur me vendimin tim për ta ndarë me të gjithë”.
Cavallo shtoi se mbështetja dhe përgjigja që ka marrë ka qenë “e pamasë”, duke e bërë atë të pyesë veten pse e kishte fshehur seksualitetin e tij për vite me radhë./reporteri/
Josh’s Truth pic.twitter.com/NKSEP2kVWV
— Adelaide United (@AdelaideUnited) October 27, 2021
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë