Futbollisti i Milanit afër transferimit te skuadra turke

18:42 | 28 Korrik 2018
Arbresh.info

Sipas asaj që ka shkruar revista sportive turke “Fanatik”, në sezonin e ardhshëm, Andre Silva, qendërsulmuesi 23 vjeç nga Portugalia, që Milan mori një vit më parë nga Porto, do të luajë me Galatasaray.

Thuhet se është arritur marrëveshja mes dy klubeve dhe futbollisti që pëlqehej edhe nga Valencia dhe Wolverhampton do të transferohet në Stamboll, në formën e huazimit, për të pasur më shumë minuta, të cilat mund t’i mungojnë në sezonin e ardhshëm te ekipi i Gattuso.

Andre Silva shënoi dy gola në Serie A dhe 8 në Europa League gjatë sezonit të kaluar.

Problemi i vetëm që pengon zyrtarizimin ka të bën me faktin se Galatasaray ende nuk e ka gjetur marrëveshjen me Jorge Mendes, menaxheri i lojtarit.

Silva merr katër milionë euro në sezon te Milan, ndërsa turqit nuk ofrojnë më shumë se tre…

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme