Jahmir Hyka nuk ka arritur t’i bashkohej mbrëmë Kombëtares shqiptare, sipas planit të udhëtimit që kishte nga SHBA.
Futbollisti i përfaqësueses kuqezi ka udhëtuar nga Kalifornia deri në Romë, por aty ka mbetur i bllokuar në aeroport duke kaluar natën në kryeqytetin italian.
Shkak është bërë një grevë e përgjithshme e punonjësve të kompanisë “Alitalia”, me të cilën futbollisti i përfaqësueses kishte planifikuar të udhëtonte drejt Tiranës, shkruan Panorama Sport.
Ai ka qëndruar për disa orë në aeroport, para se t’i saktësohej nga FSHF se udhëtimi i ri drejt Shqipërisë do të bëhej vetëm sot paradite, ndërsa është sistemuar në hotel për të kaluar natën.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...