Google ADS

Futbollisti i famshëm serb ndalohet për mashtrim me 30 milion euro, pjesë e mafias më të madhe në Evropë  

10:05 | 12 Tetor 2018
Arbresh.info

Ish- futbollisti serb Mateja Kezman, është futur në telashe të mëdha.

Ish-lojtari i ekipit të famshëm anglez “Chealsea”, është ndaluar nga autoritetet serbe për mashtrim me 30 milion euro.

Kezman është edhe menaxheri i lojtarit të ekipit italian “Lazio”, Milinkovic-Savic, të cilin vite më parë e kishte transferuar në Belgjikë.

Dyshohet se gjatë transferimit të tij në Genk të paktën 30 milionë euro u shmangën nga tatimet.

Në një hetim policor ndërkombëtar për mashtrim në futboll pas hekurave u gjetën edhe dy prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Mateja Kezman – Uros Jankovic, i cili u arrestua në Beograd, dhe Dejan Veljkovic.

Të tre ishin anëtarë të ekipit të menaxhimit që çoi transferimin e një nga lojtarëve më të lakmuar në Serbi, Sergei Milinkoviç-Savic, i cili është nga Vojvodina dhe ishte shitur në Genk të Belgjikës!

Dyshohet se operacioni i pastrimit të parave është kryer me duart e mafias futbollit, kur të gjithë ish-lojtarëve të famshëm dhe menaxherëve të përfshirë, arrestimet e të cilëve pritet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme