Manchester City kaloi në raundin e pestë të FA Cup, pas fitores 0 me 2 ndaj Cardiff City.
City dominoi takimin tërësisht, por nuk shkoi gjithçka sipas dëshirës së tyre.
Kjo pasi një nga lojtarët kyç të skuadrës, mesfushori gjerman Leroy Sane, pësoi një lëndim, pas ndërhyrjes së ashpër të futbollistit, Joe Bennett.
Ndërhyrja e Bannett ndaj Sane e detyroi gjermanin të largohet nga fusha që në pjesën e parë.
Megjithatë, ai ka kërkuar falje për ndërhyrjen tij të tmerrshme që e bëri, përmes një postimi në rrjete sociale.
“Dua t’i kërkoj falje Leroy Sanes për ndërhyrjen time. U mundova ta ndaloj kundërsulmin, por u vonova në tentimin tim”, ka shkruar Bennett.
Trajneri spanjoll, Pep Guardiola, pas ndeshjes ka konfirmuar se ylli gjerman do të mungojë rreth dy apo tri javë. /arbresh.info/
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...
BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pag...
Bedri Hamza para futbollistëve premton mbështetje për shkoll...
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin