Futbollisti Joshua Kimmich megjithëse e nisi karrierën si mesfushor ka luajtur në shumë pozicione gjatë dy viteve të fundit te Bayern dhe Gjermania.
Kimmich më parë është shprehur se do të kishte dëshirë të luante në mesin e fushës, por për të luajtur në formacion ai do të luante në një pozicion tjetër.
“Gjëja më e rëndësishme për mua është të luaj, por që të luaj. Nëse do të më duhej të zgjidhja midis të luajtur dhe të qëndruarit në stol, gjithmonë do të zgjidhja të luaja. Do të luaja me gjithë qejf si portier, sulmues apo mesfushor anësor, vetëm të luaj. Do të preferoja çdo pozicion përveç stolit,” shprehet Kimmich për Kicker.
“Si te Bayern ashtu edhe te përfaqësuesja gjermane, ka lojtarë që kanë kohë që luajnë në skuadër dhe kanë kualitet të madh. Gjithmonë ekziston rreziku të mos luash aq sa dëshiron.” Kimmich kreu 40 paraqitje në të gjitha kompeticionet te Bayern në 2016/17, duke shënuar nëntë gola. Ai është pjesë e përfaqësueses gjermane për Kupën e Konfederatave, me kampionët e botës që do të ndeshen ndaj Australisë në sfidën hapëse më 19 qershor.
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...