Ndeshja ndërmjet Augsburgut dhe Mainzit u ndërpre përkohësisht ditë më parë për t’ia mundësuar Moussa Niakhates që të bënte iftar në një moment fantastik në Bundesligë.
Myslimanët në mbarë botën aktualisht janë duke e agjëruar muajin e shenjtë të Ramazanit, përfshirë këtu edhe yllin e Real Madridit, Karim Benzema, i cili agjëroi edhe në ditën kur i realizoi tre gola kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve.
Dhe, edhe mbrojtësi i Mainzit, Niakhate është bërë pjesë e Ramazanit si pjesë e besimit të tij islam.
Play was stopped during Augsburg vs. Mainz 05 so Moussa Niakhaté could have a moment to break his Ramadan fast just after sunset ? pic.twitter.com/TwfbcpBfn7
— ESPN FC (@ESPNFC) April 11, 2022
Dhe, 26 vjeçari bëri iftar gjatë lojës së zhvilluar javën e kaluar.
Në minutën e 64-të, referi i ndeshjes, Matthias Jollenbeck e ndali lojën përkohësisht dhe në këtë mënyrë Niakhate do ta kishte mundësinë të bënte iftar “sa për ta prishur”.
Pushimi i shkurtër e pa atë duke i pirë dy shishe, me gjasë njëra me ujë dhe një tjetër me pije sportive.
Pasi bëri iftar, futbollisti francez e falënderoi referin Jollenbeck për këtë veprim për duartrokitje.
Sipas mediumit “Sport”, kjo ishte hera e parë ndonjëherë që një ndeshje e elitës së futbollit gjerman ndërpritet për t’ia mundësuar një lojtari të bëjë iftar.
Tifozët në rrjetet sociale e kanë përshëndetur këtë veprim dhe këtë moment.
Lutz Michael Frohlich, drejtor gjerman i komunikimit për Komitetin e Referëve të Gjermanisë, e ka aprovuar ndaljen e lojës nga ana e gjyqtarëve për t’ua mundësuar lojtarëve të bëjnë iftar gjatë lojës.
“Nuk ka një instruksion gjeneral për rastin në fjalë, por natyrisht ne i mbështesim referët tanë që t’i lejojnë lojtarët të pinë gjatë Ramazanit kur të jetë koha e iftarit”, ka thënë ai. /Gazeta Express/
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”