Reprezentuesi U21 i Danimarkës, Ken Ilsø Larsen është suspenduar nga Federata e Futbollit të Australisë për dy vite pas rezultimit pozitiv në përdorim të kokainë.
33-vjeçari ishte duke luajtur për skuadrën Adelaide United në A-League kur i dështoi testit të drogës, transmeton portali arbresh.info.
Ai menjëherë njoftoi për pensionimin e tij nga futbolli me të kuptuar për suspendimin nga futbolli deri më 21 mars të vitit 2021.
Ken Ilsø ishte pjesë e skuadrës së Adelaides që mposhti Sydney FC vitin e kaluar duke ngritur Kupën FFA.
Adelaide ishte klubi i 11-të i Ilsøs në karrierën e tij që e dërgoi atë në shtatë vende.
Pika më e lartë e karrierës së tij ishte te Fortuna Dusseldorf në Bundesliga të Gjermanisë ku luajti 70 ndeshjeve.
Përveç në Danimarkë, ai ka luajtur gjithashtu në Holandë, Kinë, Singapor dhe Malajzi.
Ai bëri dy paraqitje për skuadrën U21 të Danimarkës në vitin 2008.
Ken Ilsø ka 21 ditë në dispozicion për të bërë apel në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë./arbresh.info/
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...