Raheem Sterling e ka gjetur veten në ballinat e gazetave britanike.
Sipas të përditshmes “The Sun” futbollisti i Manchester Cityt kishte marrëdhënie seksuale me një prostitutë, të cilën e ka paguar tremijë dollarë gjatë një turneu parasezonal me Manchester City.
Ai thuhet se u magjeps pas bukuroshes që i ngjante Kim Kardashianit në Los Angeles.
Sterling thuhet se u takua me prostitutën pasi u kthye nga klubi i natës rreth orës 4.30.
“Raheemi dukej shumë arrogant dhe kishte probleme me personalitet. Dukej qartë se ishte mësuar t’i trajtonte në këtë formë femrat”, tha vajza që nuk ka dashur të identifikohet.
Më pas ajo pohoi se Sterlin i kërkoi falje për sjelljet pasi që ishte tejet i dehur ndërsa futbollisti nuk ka pranuar që ta paguajë shumën që ishin marrë vesh për shërbimet seksuale.
“Unë i kërkova katërmijë dollarët e marrëveshjes, por ai këmbëngulte në dymijë sosh dhe në fund më pagoi vetëm tremijë”, shtoi ajo.
Mbetet të shihet se sa ka të vërteta këtu, megjithëse vajza është e gatshme të ballafaqohet edhe me lojtarin anglez.
Ndryshe, 22-vjeçari është baba i pesë fëmijëve dhe shtënë lidhje me bukuroshen Paige Milan.
Votuesit e regjistruar në Diasporë do të hiqen nga listat br...
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta