Miqësorja parasezonale ndërmjet Ajaxit dhe Werder Bremenit ishte ndërprerë të shtunën pasdite pasi Abdelhak Nouri është rrëzuar në fushë.
20-vjeçari ra në fushë në minutën e 73′ gjatë ndeshjes dhe menjëherë kishte marrë trajtimin nga stafi mjekësor, para se të dërgohej në spital me helikopterë, transmeton portali arbresh.info.
Pajisje për ringjallje kardiopulmonare janë përdorur në të riun duke lënë bashkëlojtarët e tij të tmerruar, por gjendja e tij tani përshkruhet si e qëndrueshme.
“Abdelhak Nouri u përkeqësua sot gjatë ndeshjes tonë miqësore kundër Werder Bremenit. Pas një reaminacioni të suksesshëm në fushë, ai është transportuar në spital, ku ai vazhdon të jetë në gjendje të qëndrueshme”, shkruan klubi në deklaratën e lëshuar në llogarinë e tyre në Twitter.
Nouri ka luajtur nëntë ndeshje në ligë për gjigantin holandez dhe ishte pjesë e skuadrës që humbi ndaj Manchester United sezonin e kaluar në finale të Evropa Ligës./arbresh.info
https://twitter.com/ZinedinIsco/status/883716366309765124
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...