Viti 2020 ka qenë një vit shumë i mirë në aspektin sportiv për disa nga yjet e futbollit shqiptarë.
Përkundër që kishin shumë vështirësi shkaku pandemisë dhe lëndimeve, disa nga futbollistët shqiptarë gjatë vitit 2020 kanë rritur ndjeshëm çmimin e tyre, e krejt kjo falë paraqitjeve fantastike që kanë bërë nëpër klubet e tyre.
Padyshim që përparimin më të madh gjatë këtij viti e ka bërë mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla.
Në dhjetor të vitit 2019, Kumbulla kushtonte vetëm 10 milionë euro sa ishte te Verona, ndërsa sot ai ka një çmim prej 27 milionë eurove dhe luan në njërin nga klubet më të mëdha italiane Romën.
20-vjeçari ka shkëlqyer edhe me fanellën e Romës, ndërsa lakorja tek vlera e tij është në rritje e sipër dhe shpresojmë që brenda këtij viti të ri ta dyfishojë vlerën aktuale që ka.
Rritje të çmimit ka pasur edhe kartoni i mesfushorit shqiptar Enis Bardhi që aktivizohet me Levanten në La Liga.
Bardhi ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme këtë vit, ku ka rritur çmimin e tij për tetë milionë euro, nga 12 në 20 milionë.
Për tetë milionë euro është rritur edhe kartoni i Amir Rrahmanit që aktivizohet me Napolin, pasi në vitin 2019 kushtonte gjashtë milionë euro ndërsa sot vlerësohet 14 milionë.
Vedat Muriqi ka rritur vlerën e tij për pesë milionë, nga 12 në 17 milionë euro, teksa Berat Gjimshiti vazhdon duke e rritur ngadalë, por sigurt vlerën e tij.
Mbrojtësi i Kombëtares dhe Atalantës tani vlerësohet 17 milionë euro dhe është njëri nga më të mirët në Serie A.
Rritje të çmimit kanë pasur edhe lojtarët e rinj si Mërgim Berisha, Edon Zhegrova, Myrto Uzuni, Lirim Kastrati, Betim Fazliji apo Kastriot Imeri.
Lojtarët që kanë rritur çmimin e tyre gjatë vitit 2020:
Marash Kumbulla nga 10 në 27 milionë euro
Vedat Muriqi nga 12 në 17 milionë euro
Berat Gjimshiti nga 15 në 17 milionë euro
Amir Rrahmani nga 6 në 14 milionë
Mërgim Berisha nga 1,8 në 10 milionë euro
Myrto Uzuni nga 800 mijë në 1,8 milionë euro
Bernard Berisha nga 2 në 2,5 milionë euro
Edon Zhegrova nga 1,3 në 1,5 milionë euro
Mërgim Vojvoda nga 2 në 5 milionë euro
Lirim Kastrati nga 1,6 në 2 milionë euro
Betim Fazliji nga 100 mijë në 1,3 milionë euro
Arijan Ademi nga 5,5 në 6,5 milionë euro
Enis Bardhi nga 12 në 20 milionë euro
Kastriot Imeri nga 1,10 në 1,5 milionë euro
Bastien Toma nga 2,3 në 3 milionë euro
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...