Ronaldo, Totti e Nedved, janë disa nga lojtarët që nuk e kanë fituar kurrë Ligën e Kampionëve.
Ndërsa ky trofe vazhdon t’iu mungojë edhe dy lojtarëve që edhe më tej janë aktiv në futboll, Zlatan Ibrahimovic e Gianluigi Buffon, transmeton Gazeta Express.
Ronaldo Nazario
Konsiderohet si një ndër sulmuesit më të mirë në histori të futbollit, por asnjëherë nuk arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Te Real Madridi luajti në nivele të larta, por “Los Blancos” ishin të pafat për shumë vite me radhë në Champions, që i kushtoi edhe Ronaldos.
Pavarësisht se nuk e ka fituar, ai ka lënë gjurmë me paraqitjen në “Old Trafford” ndaj Manchester Unitedit.
Zlatan Ibrahimovic
Suedezi është një ndër sulmuesit më të suksesshëm në Evropë.
Ka fituar dy herë titullin në Holandë, pesë Scudetto, katër Ligue 1 dhe një herë Ligën spanjolle, por kurrë nuk ka arritur ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Ibra ka luajtur për shumë klube të mëdha Evropiane, por i mungon trofeu me veshë.
Ai tani është te Milani, klubi i dytë më i suksesshme në Evropë, por larg formës së dikurshme.
Gianluigi Buffon
Gigi Buffon ka luajtur shumë finale të Ligës së Kampionëve, së fundmi kundër Real Madridit, por gjithmonë është mposhtur.
Ai po shkon drejt fundit të karrierës, por pritet që të luajë edhe nje sezon me “Zonjën e Vjetër”.
Ndoshta do të arrijë të shpërblehet, pasi Juve po forcohet dhe është kandidatë serioz për ta fituar Championsin me Cristiano Ronaldon.
Michael Ballack
Michael Ballack ishte dy herë afër, fillimisht në vitin 2002, por humbi për shkak të magjisë së Zinedine Zidane ku triumfoi Real Madridi dhe më pas në vitin 2008 ku Chelsea humbi nga penaltitë ndaj Manchester Unitedit.
Ruud Van Nistelrooy
Një sulmues me cilësi të mëdha që ka shkëlqyer në Manchester United dhe Real Madrid, por nuk kishte shumë fat që ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Dennis Bergkamp
Dennis Bergkamp është një ndër lojtarët më të mirë në histori të Arsenalit së bashku me Henry e Vieira.
Ai iu afrua Ligës së kampionëve në vitin 2006, ku Arsenali u mposht nga Barcelona në finale.
Pavel Nedved
Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2003 gjithashtu nuk ka arritur kurrë ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Në atë vit, Nedved dështoi ta fitojë Championsin ndaj rivalit, Milanit.
Eric Cantona
Futbollisti francez ka qenë një ndër më të mirët që kanë veshur ndonjëherë fanellën e Manchester Unitedit, por karrierën e tij të artë nuk arriti ta kurorëzojë me trofeun e Ligës së Kampionëve.
Vitet më të mira i kaloi te “Djajtë e Kuq” dhe u pensionua në formën më të mirë, në moshën 30 vjeçare në vitin 1997.
Dy vite pas pensionimit, Man Unitedi fitoi Championsin duke përmbysur rezultatin ndaj Bayern Munich.
Fabio Cannavaro
Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2006 ka triumfuar me Italinë në Kupën e Botës, por edhe ky nuk ka arritur ta fitojë Championsin.
Luajti për Juventusin e Real Madridin, por nuk arriti te Liga e Kampionëve.
Megjithatë, Canavaro ka një trofe Evropian për klube. Në vitin 1998 fitoi Kupën e UEFA-s me Parman.
Francesco Totti
Lojtari më i mirë në histori të Romës dhe një ndër më të mirët në histori të Italisë dhe në botë përgjithësi, nuk arriti asnjëherë të shijojë ndjenjën e triumfit në Ligën e Kampionëve.
Ai nuk e fitoi trofeun, por theu rekord për të cilin do të mbahet mend gjatë.
Totti u bë lojtari më i vjetër që shënon gol në Champions League (38 vjet dhe 59 ditë në barazimin 1-1 mes Romës e CSKA Moscow) vite me pare.
Zambrotta, Thuram, Cannavaro, Pires, janë të tjerë lojtarë që nuk e kanë shijuar trofeun e UEFA Champions League.
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot