Google ADS

Futbollistët madrilen respektojnë logon e Manchester Cityt

17:27 | 17 Prill 2024
D.H

Manchester City është nikoqir i Real Madridit në ndeshjen e dytë çerekfinale në kuadër të Champions League.

Ndeshja e parë mes këtyre skuadrave ka përfunduar me rezultat 3-3 në Santiago Bernabeu, shkruan Arbresh.info.

Ndeshja është shumë afër të filloj teksa madrilenët kanë kryer stërvitjen e fundit para këtij dueli, më të rëndësishëm të sezonit deri më tani.

Gjatë stërvitjes së fundit është vërejtur një detaj i çuditshëm sa edhe për të u duartrokitur.

Futbollistët madrilen janë zënë në kamera se gjatë kalimit për në stadium nuk e kanë shkelur logon e Manchester Cityt, teksa kanë kaluar rreth saj për të mos e bërë një gjë të tillë.

Logo është e vendosur shumë farë pranë para hymjes në stadium.

Kjo është një traditë e madrilenëve pasi lojtarët edhe më parë kanë treguar respekt të lartë ndaj kundërshtarëve.

Kujtojmë se ndeshja mes këtyre dy skuadrave fillon nga ora 21:00./Arbresh.info/

Të ngjashme