Futbollistët e Kosovës pasditen e sotme e kanë vizituar fan-clubin e “Dardanëve” në stadiumin “Fadil Vokrri”, e ku janë pritur në mënyrë fantastike nga tifozët e zjarrtë.
Kryetari i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha u ka shprehur mirëseardhje në fan-club, teksa theksoi se secili tifozë dardan ndihet krenar me paraqitjet e lojtarëve tanë dhe se të gjithë shpresojnë se ky do të jetë vit i realizimit të ëndrrës së përbashkët – kualifikimit në Evropian.
Ndërkaq, në emër të kombëtares tifozët i përshëndeti kapiteni Amir Rrahmani, i cili theksoi se përkrahja e tyre i frymëzon ata drejt suksesit dhe i falënderoi që gjithmonë kanë qenë afër kombëtares pa marrë parasysh rezultatet.
Ai theksoi se të gjithë futbollistët janë krenar që e përfaqësojnë Kosovën dhe së bashku do të bëjnë çmos për të arritur objektivin e këtij cikli kualifikues.
Në fund, futbollistët e Kombëtares kanë dhuruar fanellat e klubeve të tyre për fan-clubin e tifozëve dardanë.
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...