Google ADS

Futbollistët e Kosovës reagojnë pas shortit për Kupën e Botës

20:03 | 7 Dhjetor 2020
L G

Berisha, Rrahmani, Hadergjonaj e Vojvoda janë të parët që kanë reaguar pas shortit për Kupën e Botës.

Të hënën mbrëma në Zuerich, është tërhequr shorti për Kupën e Botës.

Kombëtarja e Kosovës do të luajë në grup me Spanjën në kualifikimet për Botërorin e vitit 2022.

Kosova është në grupin B së bashku edhe me Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Pas shortit, kanë reaguar edhe futbollistët e ‘Dardanëve’.

Valon Berisha, Amir Rrahmani, Florent Hdergjonaj, e Mërgim Vojvoda e kanë mirëpritur shortin duke postuar foton e grupit B, derisa besojnë se do ta prezantojnë Kosovën ashtu siç i ka hije, raporton Gazeta Express.

Të ngjashme

Foto lajm