Futbollistët e Kosovës në formë të mirë para ndeshjeve kualifikuese për ‘Euro 2020’

22:22 | 4 Qershor 2019
Arbresh Info

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur seancën e tretë përgatitore në prag të dy ndeshjeve kualifikuese për ‘Euro 2020’ kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Në stërvitjen e sotme (e martë) në stadiumin “Fadil Vokrri”, përzgjedhësi Bernard Challandes ka pasur në shërbim të gjithë futbollistët, pasi ekipit i është bashkuar edhe Benjamin Kololli.

Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, ashtu sikurse edhe forma e futbollistëve. Gjatë seancës së sotme përzgjedhësi Challandes ka punuar në aspektin tekniko-taktik, si në fazën e mbrojtjes edhe në atë të sulmit.

Po ashtu gjatë kësaj stërvitje u provuan skema të ndryshme, për ta pasur sa më të qartë dhe më të përgatitur duelin e së premtes kundër Malit të Zi në Podgoricë.

Përfaqësuesja do ta zhvillojë nesër (e mërkurë) stërvitjen e fundit në “Fadil Vokrri” në orën 10:30, derisa në orën 14:00 do të niset për në Podgoricë, ku të enjten në mbrëmje do ta zhvillojë stërvitjen finale para ndeshjes me malazezët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme