Menjëherë pas fitores 3:1 ndaj Sllovakisë në Ligën e Kombeve, Federata e Futbollit të Çekisë ka vendosur në mënyrë të njëanshme të mos e luajë ndeshjen tjetër të grupit kundër Skocisë, e paraparë për ditën e hënë.
“Ekipi ynë kombëtar nuk do të luajë kundër Skocisë të hënën për shkak të vendimit të përfaqësuesve dhe situatës aktuale me COVID-19”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.
“Kombëtarja përfundon përgatitjet aktuale me efekt të menjëhershëm pas fitores kundër Sllovakisë”.
“Situata me koronavirus” e deklaruar do të thotë se në gjithë ekipin kombëtar çek është përhapur koronavirusi, raportojnë mediet lokale çeke.
Vendimi i Çekisë është në përputhje me rregullat e UEFA-s, ku thuhet se një ndeshje nuk do të zhvillohet nëse një skuadër nuk ka të paktën 13 lojtarë në dispozicion.
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...