Dy ndeshjet e muajit tetor, Kosova arkëtoi gjashtë pikë në Ligën e Kombeve, ku arriti dy fitore ndaj Lituanisë në udhëtim dhe Qipros në shtëpi.
Teksa tani është radha është për dy sfidat e fundit dhe përcaktuese për pozitën e Kosovës këtë edicion në këtë kompeticion, shkruan Arbresh.info.
Për të arritur rezultate pozitive ndaj Rumanisë dhe Lituanisë, Foda ka përzgjedhur lojtarët të cilët kanë shkëlqyer me skuadrat e tyre.
Por, kush janë futbollistët që lanë gjurmë në skuadrat e tyre muajin e fundit dhe pritet të shkëlqejnë edhe te Kosova?
Gardiani i portës dardane, Aro Muric është duke kaluar në formë të mirë tek Ipswich Town, ku ndeshjen e fundit me Tottenhamin, ishte vendimtar në fitoren e parë të klubit të tij në Premier League pas 22 viteve.
Vendimtar po del të jetë edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrhamani tek Napoli.
Amiri së fundmi asistoi në ndeshjen ndaj Interit ku skuadra e tij mori një barazim me rezultat 1-1.
Kapiteni i Dardanëve në ndeshjen e fundit me Kosovën realizoi super gol ndaj Qipros.
Pas rikthimit tek Lille nga grumbullimi i tetorit, Edon Zhegrova ka luajtur gjashtë ndeshje, ku ka realizuar një gol dhe një asistim.
Ai ka qenë vendimtar në fitoren ndaj Atletico Madridit dhe barazimin me Juventusin në Ligën e Kampionëve.
Fisnik Asllani është një tjetër futbollist i ftuar nga Foda për dy ndeshjet e nëntorit, i cili ka shkëlqyer muajin e fundit tek Elversbergu në Bundesliga 2.
Tri gola të shënuar dhe një asistim ka qenë statistikat e tij për këtë periudhë.
Me të njëjtat statistika ka luajtur edhe Baton Zabërgja tek Dinamo e Tiranës, ku ka rilindur si futbollist pasi Ilir Daja mori timonin e kësaj ekipe.
Pas shkëlqimit me skuadrën shqiptare, ai ra në radarët e Fodas ku edhe u ftua për herë të parë tek Kosova.
Mbetet të shihet nëse forma e tyre do të vazhdojë edhe sonte në Bukuresht, ku “Dardanët” luajnë ndeshjen e parë për këtë muaj ndaj Rumanisë, e cila përcakton edhe vendin e parë në grupin C2 të Ligës së Kombeve.
Kjo ndeshje fillon sonte nga ora 20:45./Arbresh.info/Drilon Halili/
LEXO EDHE:
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dardanëve”, Kosova ende nuk ka një fitore ndaj tyre
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese
Kurti u takua me Alam, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ...
Kreu i IAEA viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
Shkodër: Sekuestrohen gati 700 mijë euro të fshehura në dyer...
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...