Google ADS

Futbollistët brazilianë në Ukrainë kërkojnë ndihmë, mbeten të mbyllur në hotel

14:27 | 24 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Sportistët e huaj në Ukrainë po përballen me një situatë tejet të vështirë.

Pas fillimi të luftës gjatë ditës së sotme, futbollistët kanë mbetur të mbyllur nëpër hotelet e qyteteve ku po veprojnë.

Në situatë hiç më të mirë nuk gjenden as futbollistët brazilianë të Shakhtar Donets dhe Dynamo Kyiv, të cilët bashkë me familjarët e tyre janë mbetur të ngujuar në hotel dhe kanë kërkuar ndihmë nga Qeveria e Brazilit, nga e cila po kërkojnë që sa më shpejt t’i rikthejnë ata në vendin e tyre.

Futbollistët brazilianë po shpresojnë që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje për t’u larguar nga kryeqyteti ukrainas.

Por, Qeveria e Ukrainas ka ndaluar çdo lëvizje ajrore për civilë dhe do të jetë shumë e vështirë për ata të largohen nga vendi.

Dhjetra futbollistë brazilianë aktivizohen në ligën ukrainase dhe të gjithë ata shpresojnë që të largohen sa më shpejt nga vendi./Arbresh.info

Të ngjashme