Për nderë të festave të nëntorit, do të organizohet edhe në këtë vit Kupa e Pavarësisë, raporton arbresh.info.
Në eventin që do të organizohet në Korçë, futbollin e Kosovës do ta përfaqësojë Liria e Prizrenit.
“Liria në Korçë në turneun ‘Kupa Pavarësia’
Prizren, 27 nëntor. Në mëngjesin e të hënës skuadra e Lirisë ka udhëtuar për në Korçë. Atje, Liria krahas SK Tirana, KF Otrant dhe KF Struga, do të jetë pjesëmarrëse e aktivitetit organizuar nga FSHF-ja, ‘Kupa Pavarësia’.
Ndeshjet zhvillohen të marten, dhe fituesi poashtu do të shpallet të marten më 28 nëntor.
Ky event tashmë është tradicional dhe marrin pjesë skuadra nga Shqipëria, Kosova, Maqedoni e Mali i Zi (trojet etnike), kushtuar Ditës së Flamurit, përkatësishtë 105 vjetorit të kësaj dite”, shkruhet në njofitmin e klubit prizrenas. /arbresh.info/
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...