Futbolli kosovar vazhdon të jetë aktiv përkundër grumbullimit të disa futbollistëve nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Superliga nuk do të luaj, por adhuruesit e futbollit kosovar do të mund t’i shohin ndeshjet e Kupës së Kosovës.
Tanimë klubet i dinë kundërshtarët në kuadër të 1/16 së finales, derisa sot do të zhvillohet hiq më pak se 14 duele.
Dueli më interesant së paku në letër është ai mes Vëllaznimit dhe Prishtinës pasi bëhet fjalë për dy skuadra të mëdha dhe që kanë pasur gjithmonë rivalitet.
Llapi pret Vllazninë e Pozhoranit, ndërsa Dukagjini i Klinës luan përballë Rilindja 1974.
Do të ketë derbi kuqezi mes Drenicës dhe Flamurtarit, Ferizaj përballet me Beharin, derisa Malisheva luan në udhëtim te Ramiz Sadiku.
Gjilani përballet me Trepçën, ndërkohë skuadra tjetër mitrovicase Trepça ’89 pret Kikën.
Përveç ndeshjeve Drita – Liria dhe Phoenix – Ballkani, që luhen më 23 dhe 24 nëntor, të gjitha ndeshjet e tjera zhvillohen sot me fillim në orën 12:00.
e enjte, 17 nëntor, ora 12:00
Llapi – Vllaznia Pozhoran
Vëllaznimi – Prishtina
Dukagjini – Rilindja 1974
Prizreni – Istogu
Feronikeli ’74 – 2 Korriku
Vushtrria – Drenasi
Vjosa – Ulpiana
Drenica – Flamurtari
Behari – Ferizaj
A&N – Rahoveci
Fushë Kosova – Arbëria
Ramiz Sadiku – Malisheva
Trepça ‘89 – Kika
Trepça – Gjilani (ndeshja luhet në Gjilan)
e mërkurë, 23 nëntor, ora 12.00
Drita – Liria
e enjte, 24 nëntor, ora 12.00
Phoenix – Ballkani
Manchester City mposhtet nga Aston Villa
Deri në 1 orë e gjysmë pritjet për të hyrë në Kosovë nga Jar...
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...