Daniele De Rossi është shkarkuar nga Roma pas vetëm katër ndeshjeve në sezonin e ri.
Ky lajm ka qenë një shok për futbollistët e Romës, të cilët nuk ishin në dijeni për shkarkimin e trajnerit të tyre.
Të gjithë futbollistët e klubit italian kanë shkruar mesazhe emocionuese në rrjetet sociale duke falënderuar legjendën italiane.
“Zotëri, nuk kanë kaluar shumë muaj, por ka mjaftuar për të na përcjellë shumë gjëra në nivel sportiv dhe njerëzor. Futbolli shpesh është i padrejtë … faleminderit për gjithçka dhe ju uroj më të mirën për veten tuaj në të ardhmen”, ka shkruar Dybala.
Mesazh shumë emocionues ka shkruar edhe portieri Mile Svilar, ku De Rossi ishte trajneri që i dha besimin dhe e vendosi si titullar te Roma.
“Faleminderit që ma ndryshove jetën, do të jem gjithmonë mirënjohës”, ka shkruar Svilar.
“Faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe keni qenë gjithmonë me mua…. Ishe pikë referimi që i vogël, bashkëlojtar, mik, kapiten dhe trajner. Të uroj më të mirat sepse e meriton si burrë dhe si profesionist dhe jam i sigurt se do të arrish gjithçka që dëshiron. Suksese trajner. Të dua Daniele”, ka shkruar kapiteni Lorenzo Pellegrni. /Telegrafi/
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...