Fushë Kosova siguron inkuadrimin në Superligë pas nëntë vjetësh

19:04 | 13 Maj 2023
Orgesa Haziri

Pas, nëntë viteve, Fushë-Kosova ka arritur inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll.

Fushë-Kosova morri një barazim përballë Ramiz Sadikut, për të siguruar që vitin e ardhshëm do të marrin pjesën në elitën e futbollit kosovar.

Ata u shpallën kampion në Ligën e Parë – Grupi B në stadiumin “Ekrem Grajqevci”, pas barazimit 2:2.

Burim Fejzullahu dhe Valgjin Bllacën shënuan për Fushë Kosovën, kurse për Ramiz Sadikun golin gjetën Dient Isufi dhe Eurent Krasniqi.

Për herë të fundit, Fushë-Kosova në Superligë ishte në edicionin 2013/14.

Në xhiron e fundit të Ligës së Parë – Grupi B, Fushë-Kosova luan në udhëtim tek Arbëria, ndërsa Ramiz Sadiku në shtëpi e pret Ulpianën./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme