Më datën 1 dhjetor, në stadiumin “Staples Center” të Los Anxhelosit do të zhvillohet dueli për titullin kampion bote në peshën e rëndë mes kampionit në fuqi Deontay Wilder dhe sfidantit Tyson Fury. Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga ajo që konsiderohet si sfida më e madhe e vitit, ende qindra bileta kanë mbetur të pashitura, lajm që është konfirmuar nga organizatorët e eventit.
Stadiumi i Los Anxhelosit ka një kapacitet prej 20 mijë vendesh për evente të tilla boksi, por dy kampionët e botës, të pamposhtur në karrierën e tyre, ende nuk kanë arritur ta mbushin plot të. Ndërkohë që, duke nisur nga dita e enjte, biletat për ta parë “live” këtë sfidë mund të gjeten në biletari edhe për çmimin simbolik të 77 dollarëve.
Organizatorët shpresojnë që pas uljes së çmimit për vendet larg ringut të shiten edhe biletat e mbetura, në mënyrë që stadium të jetë i mbushur plot më 1 dhjetor. Çmimet e biletave për këtë event variojnë në varësi të vendit, madje reshtat pranë ringut shkojnë deri në 130 mijë dollarë. Edhe në duelin tjetër të peshës së rëndë mes Joshua e Povetkin, zhvilluar në “Wembley” një muaj më parë, kishte mjaft vende bosh.
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...