Tyson Fury ka bërë parashikimet e tij për revanshin kundër Deontay Wilder.
Kur kanë mbetur edhe një javë nga revanshi i shumë pritur mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder, ‘Gypsy King’ ka gjetur kohë për të dhënë disa komente interesante.
Ylli britanik i boksit ka parashikuar raundin se kur do ta nokautojë kundërshtarin e tij amerikan, i cili mban titullin e kampionit të WBC.
“Pres një nokaut të pastër. Do të jetë herët në ndeshje, kështu që ne mund të shkojmë dhe të dehemi. Të kemi një natë të mirë në Las Vegas, duke festuar” ka thënë Fury.
“Do të shkoj për raundin e dytë. Kam qenë duke thënë raundi i dytë në gjithë kampin dhe do të qëndroj për raundin e dytë. Nuk e di pse, nuk e di kur, por raundi i dytë do të jetë kur do të ndodh” ka thënë ndër të tjerash ‘Gypsy King’.
Fury ka regjistruar një nokaut në 20 nga 29 fitoret e tij në karrierën profesionale. Këtë rekord synon ta përmirësojë kundër Wilder.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit