Boksieri britanik Tyson Fury, me bilanc 29 fitore dhe 1 barazim në karrierën e tij, u shpreh sot se ka ende edhe 3 duele për t’i zhvilluar, sipas kontratës dhe më pas do të tërhiqet përfundimisht nga sporti.
Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë duket se është më shumë i tërhequr nga MMA-ja apo WWE-ja.
Madje në këtë të disiplinë të fundit ai ka bërë debutimin më 31 tetor, duke fituar.
Fury ende nuk ka një emër zyrtar se ndaj kujt do të duelojë në vitin 2020 edhe pse ka deklaruar disa herë se më 22 shkurt do të zhvillojë revanshin ndaj Deontay Wilder.
“Kam ende edhe 3 duele të mbetura nga kontrata aktuale. Më pas, Tyson Fury do të largohet përgjithnjë. Çfarë do të ndodhë më pas me mua? Nuk e di, ndoshta mund të bëhem një lojtar tenisi”, u shpreh boksieri 31-vjeçar.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...