Tyson Fury e ka kritikuar Deontay Wilderin, i cili i ka kërkuar të tërhiqet dhe ta shtyjë rimeçin ndërmjet tyre.
Gjatë një interviste, kampioni i WBC-së ka thënë se do të dëshironte që ‘Gypsy King’ të tërhiqej nga dueli i caktuar për në fillim të vitit të ardhshëm, në mënyrë që amerikani të zhvillonte duelin për unifikimin e titujve kundër fituesit të përballjes ndërmjet Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua.
Joshua do të përpiqet që t’i kthejë titujt e tij më 7 dhjetor kundër Ruiz, ndërsa Wilder do të dëshironte që më pas të përballej me fituesin e këtij meçi dhe jo ta zhvillonte rimeçin obligues ndaj Furyt.
“Po e kuptoj të gjithën që ai (Wilder) dëshiron që unë të mos e pengoj. Të tërhiqem për çka? Ai është i tmerruar nga ‘Gypsy King’”, ka thënë Fury për CBS Sports kur i ka dëgjuar komentet e Deontay.
“Ai nuk arriti ta mposhtte ‘Gypsy Kingun’ kur nuk isha ndeshur në ring për tre muaj për shkak të alkoolit dhe drogës. Si do të arrijë ta mposhtë ‘Gypsy Kingun’ tash kur jam stërvitur për dy vite. Hajde të shohim”.
“Varet sa duan të më paguajnë, sepse nuk largohem. Nuk bëhen gjërat kështu dhe është një punë e kushtueshme”, ka deklaruar Tyson.
Pas dueleve të këtij viti ndaj Otto Wallin dhe Luis Ortiz, respektivisht, Fury dhe Wilder e kanë organizuar rimeçin ndërmjet tyre që do të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...