Boksieri britanik Tyson Fury vjen me deklarate interesante pas humbjes nga Oleksandr Usyk.
Ukrainasi të shtunën pas mesnatës në “Raid të Arabisë Saudite, mundi britanikun me vendim të gjyqtarëve (114-113), në duelin e shekullit.
Fury mendon se ai e kishte merituar fitoren. Madje, britaniku mendon se njerëzit po qëndrojë afër tij oër shkak së shteti i tij është në luftë.
“Unë besoj se e kam fituar atë meç, unë besoj se ai ka fituar disa raunde, por unë i kam fituar shumicën prej tyre. Ne zhvilluam një luftë të mirë. Shteti i tij është në luftë, kështu që njerëzit po qëndrojnë afër shtetit që është në luftë”, ka thënë Fury.
Britaniku thotë se do të ndeshet sërish me ukrainasin, sepse sipas Fury ekziston klauzola për një tjetër duel.
“Unë e fitova meçin sipas mendimit tim. Ne kemi një klauzolë për një meç të dytë. Unë pësova humbje me vendim të ndarë ndaj një njeriu të mirë. Do të rikthehemi përsëri në tetor. Punë e mirë Oleksandr”, përfundoi anglezi.
Usyk është bërë kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks që nga viti 1999 kur Lennox Lewis mposhte Evander Holyfieldin./rtk
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...